Shteti braktis vajzen e lidhur me zinxhire

04/11/2009 08:00

“Ky eshte vendi i te pareve, te tjeret nuk kane fat”. Le te mbeten aty ku jane.

Armenda, 22-vjecarja nga fshati Rreth Greth i Kavajes, vazhdon te qendroje e lidhur me zinxhiret qe i tringellijne sa here leviz koken, buzeqesh a uleret.

Rastet e para te te semureve mendore qe mbaheshin ne kushte te peraferta ne Fier dhe ne nje fshat te Maqellares ne Peshkopi moren reagimin e menjehershem te strukturave shendetesore. Terhoqen edhe vemendjen e aktoreve te shoqerise civile qe punojne me njerez qe kane keto probleme. Por vetem kaq. Publikimi i te tjera rasteve qe solli dhe nje shpeshtesi te fenomenit te zinxhirlidhjes nuk solli asnje reagim.

Asnje ndihme, asnje mbeshtetje dhe viktimat e ketij fenomeni mbeten aty. Ne te njejtin vend. Ne te njejtat kushte. Te lidhur pa shprese se nje dite do te marrin nje ndihme te specializuar. Madje as nuk e kane idene qe ajo ekziston, nderkohe qe te tjera raste denoncohen si akuze ndaj nje familjeje dhe shoqerie qe dhunon. Spiro Tani, babai i vajzes 22-vjecare nga fshati Rreth Greth i Komunes Kryevidh te Kavajes thote per gazeten “Shqip” se ekziston nje indiferentizem i plote nga mjeket e Kavajes apo nga kushdo tjeter per rastin e se bijes.

“Nuk kam pasur asnje reagim. Asnje nuk ka ardhur ketu dhe as nuk i ka rene telefonit per te pyetur”, thote ai i shqetesuar qe e bija vazhdon te qendroje ne te njejtat kushte, pa ndihmen e duhur. Armenda Tani eshte vetem 22 vjece dhe ne qafe i rendojne si te ishte nje qen zinxhiret e vendosur nga familjaret e vet. Ajo kerkon asistence te plote. Te zene me jeten e perditshme dhe pamundesine per te ofruar nje mbeshtetje te duhur per vajzen e tyre ata kerkojne ndihme. Nuk eshte e zakonte per ta qe e mbajne te lidhur si nje qen vajzen, por “ndihen te detyruar, pasi ajo nuk eshte e pergjegjshme”.

Qe ne muajt e pare te ardhjes ne jete, mjeket konstatuan se nuk ishte nje femije me zhvillim normal. Qe ne moshen 7 – 8-vjecare shfaqi shenjat e para te agresivitetit dhe dhjete vjet me vone familja e vuri nen frere papergjegjshmerine, dhunen e saj ndaj vetes dhe te tjereve me nje zinxhir. Pamja e saj nen zinxhire eshte traumatike per nje qenie njerezore. Familjaret thone se ajo eshte teper agresive dhe jo vetem ndaj te tjereve, por edhe ndaj vetes. Kjo i ben ata qe ta mbajne te lidhur.

I ati pranon se situata ekonomiko-financiare i ka detyruar te mos e trajtojne ne menyre te vazhdueshme me medikamente mjekesore, ndersa kane perfituar pension invaliditeti per te vetem per nje periudhe njevjecare dhe nga marsi i ketij viti i eshte nderprere. Publikimi i situates se Armendes qe njihet ne fshat dhe nga mjeket e Kavajes nuk ka sjelle asnje zhvillim per te.

Vajza mbetet ne te njejtat kushte. Po ashtu dhe i izoluari tjeter ne nje fshat te po kesaj komune. Mbahen ne kushte aspak te njerezishme nga familjaret, per shkak te rrethanave te jetes dhe pamundesise, por edhe paaftesise per t’i trajtuar ndryshe. Ketij realiteti i bashkohet dhe ai i nje shoqerie e shteti qe i le ne harrese te semuret mendore dhe reagon thjesht per shfaqje, pasi infrastruktura, mundesite qe ka lene per te deshiruar.

Top Channel