Gjenden pajete nene e bije

03/10/2009 16:10

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje zone periferike te Tiranes me pasoje vdekjen e nje te moshuare dhe vajzes se saj.

Nene e bije, 70 dhe 42 vjece jane gjetur pajete ne banesen e tyre ne komunen Shen Gjergj per shkak te helmimit.Nga hetimet e para rezulton se vdekja e tyre mund te kete ardhur nga vetehelmimi ose helmimi aksidental prej ushqimit.

Viktimat u gjeten ne shtepi nga fqinjet prane tryezes se bukes, nderkohe nuk raportohet per shenja dhune ne trupin e tyre.

Informacionet nga vendngjarja saktesojne se nene e bije jetonin bashke prej disa kohesh.

Top Channel