Britani, homoseksuales shqiptare i refuzohet azili

03/10/2009 20:20

Ministria e Brendshme britanike Home Office, se bashku me gjykaten e emigracinit e kane cilesuar Shqiperine si nje vend ne te cilin homoseksualet nuk persekutohen.

Gjykata e emigracionit ne Londer ka refuzuar kerkesen e azilit te nje shtetaseje shqiptare, e cila kishte deklaruar se ishte homoseksuale dhe persekutohej ne Shqiperi.

Shtetasja shqiptare, qe njihet si “Zonjusha K” dhe jeton ne zonen Southend ne jug te Anglise, i tha gjykates se nese ajo kthehet ne Shqiperi do te persekutohet pasi eshte homoseksuale.

Ne vitin 2006 avokatet e “Zonjushes K”, e cila eshte 20 vjece, munden t’i mbushnin mendjen nje gjykatesi emigracioni se nese ajo do te kthehej ne Shqiperi, do te shkelej konventa e te drejtave te njeriut.

Por 3 vjet me vone gjykata e azilit dhe emigracionit, qe rishikoi ceshtjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet te largohet nga Britania e Madhe.

Sipas tre gjykatesve britanike, qe moren ne shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet te kthehet menjehere ne Shqiperi pasi homoseksualet nuk persekutohen.

Gjykatesit ne vendimin e tyre thone se ne Shqiperi femrat homoseksuale jane te lira te ndertojne marredhenie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptar garanton mbrojtjen e nevojshme per to.

Nje zedhenese e Ministrise se Brendshme Home Office i tha Top Channel se gjate dhjete viteve te fundit jane me qindra rastet kur shtetas shqiptare kane kerkuar azil ne Britani, si te persekutuar ne Shqiperi pasi ata ishin homoseksuale.

Top Channel