Facebook sfidon Twitter me “Lite”

11/09/2009 18:15

Facebook synon t’i rrembeje nje pjese te madhe tregut te faqes rivale Twitter.

Per ta realizuar kete ka hedhur ne treg versionin “Lite”, nje faqe me e lehte dhe me e thjeshte per t’u perdorur, gje qe u lehteson punen edhe perdoruesve me linje te ngadalte. Faqja ne fjale mund te hapet vetem nga SHBA-ja dhe India, por shume shpejt do shtrihet ne gjithe rrjetin boteror per te sfiduar Twitter.

Aktualisht, Facebook eshte i pari blog ne rang boteror por jo ne SHBA ku trendi i momentit eshte pikerisht Twitter. Gjithashtu, sipas nje sondazhi te kryer disa kohe me pare, Facebook ngelet faqja me e perdorur nga adoleshentet, por moshat e medha preferojne Twitter.

Top Channel