Terrorizmi, Iraku akuzon Sirine

30/08/2009 21:10

Qeveria irakiane ka hedhur akuza te forta ndaj Sirise ku thuhet se militantet islamike te Al Kaeda kryejne periudhen stervitore ne kete vend.

Ne nje filmim te shfaqur ne Bagdad akuzohen direk sherbimet sekrete siriane nga nje militant i kapur nga forcat irakiane te sigurise ne te cilen ekstremisti i ndaluar pranonte se ishte stervitur ne Siri.

Terroristi i cili akuzon Sirine eshte kapur ne krahinen Dijala para disa muajsh dhe dyshohet se ai eshte lideri i Al Kaedas ne Irak.

Top Channel