Rusi ngrihen akuza per 8 marinare te “Artic Sea”

27/08/2009 19:45

Prokuroria e Pergjithshme Ruse ne Moske ka vendosur nen akuze tete nga 15 marinaret e anijes tregtare“Artic Sea”  nen akuzen e rrembimit dhe piraterise detare.

Shtate prej marinareve akuzohen per rrembim dhe pirateri ndersa njeri prej tyre akuzohet per organizim te rrembimit dhe piraterise detare.

“Artic Sea” u zhduk ne menyre misterioze me 28 korrikun e shkuar dhe u gjet nga marina ruse vetem me 17 gusht ne Kepin e Gjelbert ne Afriken Perendimore.

Nderkaq mbi rastin ne fjale dhe ne lidhje me ngarkesen qe transportonte anija jane shperndare shume lajme ku njeri nder ta ishte edhe ai i dergimit te armeve ne Algjeri. Anija zyrtarisht udhetonte nen flamuri e Maltes me 15 marinare rus ne bord.

Top Channel