OBSH: Vaksina gati ne shtator

06/08/2009 17:30

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, vaksina kunder gripit te derrave do te jete shume shpejt ne treg dhe brenda muajit te ardhshem do te nisin edhe shperndarjet e dozave te para per shtetet me te prekura.

“Kemi filluar testet e vaksines anti grip tek njerezit dhe rezultatet e para te permiresimit mund t’i shohim vetem pas nje muaji, c’ka do te na bindte per perdorimin masiv te vaksines.Shperndarja masive e vaksines ne treg nuk do te kompromentoje efektshmerine e saj”, deklaroi Drejtoresha e Programit te Vaksinimit ne OBSH, Marie Paule Kieny.

“Ne parashikojme se efektet anesore te medikamentit do te mund t’i verejme vetem pasi vaksina te jete perdorur nga miliona njerez dhe vdekjet si pasoje e ketyre efekteve do te jene shume te rralla. Efektet anesore te saj mund te shkaktojne c’rregullime ne stomak, temperature te larte dhe diarre”, vijoi me tej Kieny.

Nderkohe OBSH do te bashkepunoje me te gjitha vendet per te pikasur c’do shenje te ndonje efekti anesor te rralle sic ka ndodhur me 1976 ne te ashtuquajturen “Sindroma Guillain Barre”, nje paralize e perkoheshme qe preku mijera njerez pas vaksinimit te nje varianti te gripit nga autoritetet shendetesore.

Top Channel