Halili: Trajner dhe ekip te madh per ne Champions

13/06/2009 10:30

Ne prani te juristeve firmoset aneks-kontrata, qe i jep te drejte Refik Halilit te sponsorizoje dhe njekohesisht ta menaxhoje skuadren e Tiranes per sezonin e ardhshem.

Donatorja tjeter, Shefikat Ngjela, do te jete bashkedrejtuese, pasi do te kontribuoje me nje te katerten e 800 milione lekeve te vjetra. Ndersa pronarja e klubit, Bashkia e Tiranes, do te jape 200 milione leket e tjera per te kompletuar shumen prej 1 miliard lekesh ne sezon per kete skuader.

Me firmen e djeshme, kryedonatori Halili beson se i ka lene pas problemet e shfaqura ne sezonin e kaluar dhe tashme nuk ka me asnje pengese per te ecur perpara. Por ai thekson fort se “Tirana nuk ka me kater donatore, por vetem dy, pasi do te ishte shume anormale, qe Papuli e Nuri te kthehen serish pasi dy vitesh, ku nuk kane dhene asgje per kete skuader.

Madje ata nuk e meritojne me as emrin ‘donator‘, pasi nuk paguajne asgje. Megjithate informacionin e sakte mund ta merrni ne klub”.

Kjo firme ka rikthyer qetesine ne kampion bardheblu, ku periudha e pritjes kishte shkaktuar kaos dhe pasiguri te lojtaret. Per numrin “Nje” te klubit bardheblu, i cili do te perballoje i vetem rreth tre te katertat e buxhetit te Tiranes, tashme eshte koha te mendoje seriozisht per skuadren e sezonit te ri.

Por, nese ne sezonin e fundit, kishte kontributin e padiskutueshem ne arritjen e titullit kampion, tashme ambiciet e tij shikojne pertej kampionatit shqiptar te futbollit: ne Champions League. Dhe kete here, jo vetem per nje paraqitje dinjitoze, por per kalimin me shume tureve sesa kane bere deri tani skuadrat shqiptare.

“Une nuk synoj me vetem ndertimin e nje skuadre qe te dominoje kampionatin shqiptar,por dua nje skuader ambicioze edhe ne Champions League, premton Halili. Javen e ardhshme do te filloje puna per ndertimin e ekipit te denje per te ecur perpara ne kompeticionin me prestigjioz te Europes. Ne Champions, mund te shkohet edhe me lojtare te rinj, por ne kete rast mund te shkosh thjesht per te marre pjese. Por ambicia jone eshte me e madhe se kaq, prandaj synojne te ndertojme nje ekip te denje per te kaluar disa ture ne kete turne”.

Por si fillim, atij do t‘i duhet nje pune intensive per te afruar ne ekip elementet qe do t‘i garantojne suksesin ne Europe. “Boshti i skuadres eshte, pasi disa prej lojtareve kryesore i kane kontratat me Tiranen”, shton kryedonatori.

Nje pike shume rendesishme per te ardhmen e bardhebluve eshte edhe gjetja e nje trajneri te afte per te drejtuar skuadren drejt sukseseve ne Champions. “Per t‘i realizuar keto objektiva, do te duhet edhe nje trajner i madh, por per momentin ende nuk e kam vendosur”.

Top Channel