Partizani bie nga kategoria, Xhani sulmon arbitrin

29/05/2009 18:45

Partizani nuk arrin te perfundoje me sukses kete sezon duke rene nje kategori me poshte ne Kategorine I.

Skuadra me me shume trofe ne Shqiperi u mund nga Kastrioti ne ndeshjen play out te zhvilluar sot ne “Niko Dovana” te Durresit. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 44-t te pjeses se pare nga krutani Prela pas nje devijimi ne aferzi te portes se kuqe.

Me kete humbje ka marre fund rrugetimi i suksesshem i skuadres se Duros ne fazen e dyte dhe te trete te Superliges ku ata munden edhe disa prej ekipeve me te forta. Ndeshja e sotme eshte karakterizuar edhe nga tension ne fushe ku presidenti i Partizanit, Albert Xhani ka zbritur ne tapetin e gjelber duke sulmnuar fizikisht gjyqtarin anesor Arjan Mali, pasi ky i fundit anuloi nje gol.

Takimi i dyte nga do caktohet edhe skuadra tjeter qe do vazhdoje aventuren ne Superlige, do luhet neser ne oren 16:30 ne stadiumin “Qemal Stafa” mes Bylisit dhe Gramozit.

Top Channel