SHBA, mbi 3 mije raste te gripit te derrave

12/05/2009 21:05

3009 raste te gripit te derrave jane regjistruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Sipas te dhenave te fundit te Qendres per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve ne Atlanta, gripi A eshte perhapur tashme ne 45 shtete, perfshire rajonin e Kolumbias, ku ben pjese edhe Uashingtoni.

Sipas burimeve, me i prekuri eshte Illinoisi me 554 raste. Ndersa viktimat e virusit ne kontinentin amerikan jane 3.

Persa i perket Evropes, vendi me i goditur eshte Spanja me 100 raste, dy prej te cilave te regjistruar mbremjen e sotme.

Top Channel