Vendet aziatike, lufte te perbashket kunder H1N1

08/05/2009 10:50

Vendet aziatike do te zhvillojne lufte te perbashket kunder virusit H1N1, duke rritur sasine e medikamenteve per te luftuar gripin e derrave dhe do te ndajne rezervat ne raste emergjence.

Kjo ishte pjese e nje deklarate te miratuar ne perfundim te nje takimi te ministrave te Shendetesise nga 10 vende te Shoqates se Azise Juglindore, plus Kinen, Japonine dhe Korene e Jugut. Ato do te forcojne bashkepunimin kufitar dhe do te ngrene skuadra te perbashketa per te ndalur perhapjen e gripit te derrave.

Sipas deklarates, Azia per momentin nuk ka kapacitete per te prodhuar vaksinen kunder H1N1, ndersa puna per te eshte perqendruar ne SHBA dhe Europe.

Ministri kinez i Shendetesise, Chen Zhu u shpreh se kompanite e ilaceve duhet te rrisin sasine e antiviraleve, edhe pse pranoi se mund te mos sigurohen sasi te mjaftueshme per Kinen me 1,3 miliarde banore  “Objektivi yne eshte te kemi rezerva per 1 perqind te popullsise, qe eshte shifer e madhe”, tha ai.

Top Channel