Papa ne Token e Shenjte, alarm sigurie

08/05/2009 09:55

Pothuajse gjithcka eshte gati per viziten e Papes ne Token e Shenjte. Tre dite ne Jordani, pese ne Izrael; asnje Pape nuk kishte qendruar kaq gjate ne kete zone.

Do te jete edhe ne rrugen e Jeruzalemit, aty ku eci Krishti.  Ne Jordani ka nje numer shume te vogel besimtaresh katolike, vetem dy perqind e popullsise dhe Ati i Shenjte do ta nise viziten ne Lindjen e Mesme duke i takuar ata. 

Papa do te vizitoje edhe xhamine Al-Hussein Bin Talal, do te takohet me Abdullah II, liderin e pare te Lindjes se Mesme qe eshte pritur nga presidenti amerikan, Obama.

Problemi kryesor ne viziten e Papes eshte siguria. Vellezerit myslimane, tashme jane bere te gjalle duke kerkuar qe “Ati te heqe dore nga kjo vizite ne Token e Shenjte dhe te shkoje e te bekoje pushtimin izraelit”.

Top Channel