Ne Shqiperi, ilace qe ne BE nuk perdoren

24/04/2009 16:45

Ndonese shqiptaret renditen ne vendin e pare per konsumimin e medikamenteve mjekesore, tregu farmaceutik shqiptar eshte i varfer ne shumellojshmerine e ketyre produkteve.

Ne vendin tone futen 1900 lloje medikamentesh nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Europian qarkullon rreth katerfishi i tyre.

Por me shqetesues eshte fakti se pacientet shqiptare trajtohen ende me medikamente qe vendet e BE i kane nxjerre nga perdorimi.

“Duhet punuar me shume ne futjen e medikamenteve te reja. P.sh klorofenikoli nuk perdoret me te njerezit, por te kafshet”, u shpreh Elvis Kena, keshilltar per farmaceutiken, ne Ministrine e Shendetesise.

Nje tjeter problem ne tregun farmaceutik eshte shperndarja e medikamenteve tek pacientet pa recete.

Vendosja e pulles se dyfishte tek medikamentet pritet te vere nen kontroll te gjitha medikamente qe ne menyre abuzive jepen nga farmacisti pa recete.

Top Channel