Venezuela, ambasador te ri ne Uashington

19/04/2009 09:15

Presidenti venezuelian Hugo Chavez, gjate samitit te Amerikave ka njoftuar percaktimin e ambasadorit aktual te Karakasit ne Organizaten e Shteteve Amerikane, Roy Chaderton si ambasadorin e ri ne Uashington.

Venezuela e kishte terhequr ambasadorin e saj ne SHBA, Bernardo Alvarez shtatorin e kaluar, ne te njejten kohe me perjashtimin e perfaqesuesit te SHBA ne Karakas, Patrick Duddy.

Por duket se zhvillimi i samitit te Amerikave dhe takimi me presidentin Barack Obama, kane bere qe presidenti Chavez te nderroje mendje.

Top Channel