Ahmadinexhad: Askush s’guxon te kercenoje Iranin

18/04/2009 12:35

Presidenti iranian deklaroi ne festimet e sotme per Diten e Ushtrise se Irani eshte nje nga vendet me te fuqishme ne rajon.

Ne fjalimin e sotem perpara kombit, Mahmud Ahmadinexhad the se asnje vend i botes nuk guxon ta sulmoje Iranin, pasi ai eshte nje nga shtetet me madheshtore.

Nje ceremoni u zhvillua sot ne mauzoleumin e Ajatollahut Ruhollah Khomeini, themelues i Republikes islamike. Ne Diten e Ushtrise vleresohet forca ushtarkae e vendit. “Ushtria jone ka pajisjet me te perparuara, qe ruajne sigurine tone” tha Ahmadinexhad.

Per diten e festes ishte planifikuar nje shfaqje ajrore e 140 avioneve, por ajo u anulua per shkak te motit te keq.

Top Channel