Kastro: Nuk pranojme lemoshe nga SHBA

14/04/2009 12:35

Ish-presidenti kubanez, Fidel Kastro, kerkoi qe presidenti amerikan Barack Obama t’i jape fund bllokades ndaj vendit te tij, por tha se Havana do te refuzoje lemoshen e Uashingtonit.

Kastro ka folur serish per raportet mes dy vendeve, pas vendimit te Obames per te hequr disa kufizime ndaj ishullit komunist ne nje artikull ne faqen zyrtare Cubadebate. Nderkaq, disidentet ne Kube e kane cilesuar lajmin si te shkelqyer.

Presidenti amerikan, vendosi heqjen e disa kufizime, ne menyre qe kubano-amerikanet te udhetojne me lirisht per ne ishullin komunist. Shtetasit amerikane do te kene po keshtu mundesi t’u dergojne me shume ndihma ne para te afermve te tyre ne Kube.

Top Channel