Zjarr ne nje azil ne Poloni, 21 te vdekur

13/04/2009 10:00

21 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e nje zjarri, qe perfshiu nje azil, ku strehoheshin persona te pastrehe.

Ngjarja ndodhi ne Kamien Pomorski, ne veriperendim te Polonise. Sipas zjarrfikesve, rreth 20 persona te tjere jane plagosur nga flaket e zjarrit.

Nje zjarrfikes deklaroi se shume prej personave ishin hedhur nga dritaret e godines per te shpetuar. Rreth 77 persona ndodheshin ne azil ne momentin e renies se zjarri, shkaqet e te cilit jane ende te panjohura.

Trupat e shpetimit kane nisur kerkimet per te zhdukurit nen rrenojat e nderteses.

Top Channel