Zbulohet misteri; Berlusconi, ne telefon me Erdoan

04/04/2009 11:00

Eshte zbuluar misteri i telefonates se gjate te kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Kreu i qeverise eshte detyruar ta lere te prese kancelaren gjermane Merkel, pasi ka qene duke biseduar me kryeministrin turk Taip Erdoan per zhbllokimin e situates per zgjedhjen e shefit te ri te NATO-s.

Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ishte kandidati i preferuar nga 27 vendet anetare per te kryesuar Aleancen, por Turqia eshte shprehur kunder kandidatures se tij. Kundeshtimi lidhet me publikimin ne shtypin danez te disa karikaturave te profetit Muhamed. Berlusconi ka tentuar te zhbllokoje situaten.

Lajmin e dhane mediat italiane, ndersa Berlusconi ishte ende ne linje telefonike, me pas konfirmimi erdhi edhe nga drejtori i Informacionit ne Top Channel, Sokol Balla.

Besohej se kjo ceshtje do te zgjidhej shpejt, por ne fakt nuk ka rezultuar keshtu.Parimi i konsensusit eshte i shenjte per NATO-n, qe nuk mund te marre nje vendim pa pelqimin e Turqise, qe eshte nje nga ushtrite me te medha ne Aleance.

Per shkak te negociatave te veshtira per shefin e ri te NATO-s jane shtyre edhe punimet e samitit te sotem ne Strasburg.

Top Channel