Turqia, larg konsensusit per Rasmussen

04/04/2009 12:55

Nuk pritet qe konsensusi me Turqine per shefin e ri te NATO-s te arrihet gjate punimeve te samitit te NATO-s.

Sipas drejtorit te informacionit te Top Channel, Sokol Balla, qe ndodhet ne Strasburg, duket e pamundur qe kryeministrit turk Taip Erdoan te jape nje pergjigje pozitive brenda dites se sotme per te pranuar kandidaturen e kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen.

Pergjigjja e Turqise per kete mosmarreveshje ne gjirin e Aleances mund te vije gjate vizites se ardhshme te presidentit amerikan Obama ne Ankara.

Nderkohe, edhe nje burim zyrtar turk ka deklaruar se vendi nuk ka ndryshuar qendrim ne lidhje me kandidaturen e Rasmussen.

Top Channel