Bomba demton statujen e Leninit ne Shen Peterburg

01/04/2009 11:30

Nje shperthim qe ndodhi sot ne Shen Peterburg ka demtuar nje statuje te famshme te atit te revolucionit rus, Vladimir Lenin.

Statuja ishte e vendosur ne sheshin perballe Stacionit te Finlandes, ne te njejtin vend ku Lenini mberriti nga Gjermania ne 2 prillin e vitit 1917 per te udhehequr revolucionin komunist. Sipas agjencise Interfax, policia sqaroi se bomba ka shkaktuar nje vrime me diameter nje meter ne shpinen e statujes.

Nuk ka njoftime per persona te plagosur nga shperthimi. Statuja prej bronzi portretizon Leninin me njeren dore te ngritur lart e duke mabajtur nje fjalim perpara njerezve, pas kthimit nga mergimi ne Rusi, disa muaj perpara nisjes se revolucionit bolshevik.

Policia sqaroi se bomba kishte fuqine e 400 grameve tritol. Statuja 10 metra e larte, e krijuar ne 1920 nga arkitekte ruse, i shpetoi demtimit gjate rrethimit 900 ditor te Leningradit nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore. Shen Peterburgu u quajt serish Leningrad per te nderuar themeluesin e Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes se tij ne vitin 1924.

Top Channel