ANP: SHBA te dalin kunder Lieberman

01/04/2009 16:25

Palestinezet i jane kunderpergjigjur deklarates se ministrit te ri te Jashtem te Izraelit, Avigdor Lieberman.

Nabil Abu Rdaina, zedhenes i presidentit Mahmud Abas u ka kerkuar Shteteve te Bashkuara qe te dalin kunder propozimeve te tij mbi shtetin palestinez.

Lieberman kishte deklaruar se Izraeli nuk ka lidhje me marreveshjet e bera ne Anapolis.

“Kjo eshte nje sfide ndaj komunitetit nderkombetar dhe SHBA-ve, qe kane miratuar nje zgjidhje te bazuar ne ekzistencen e dy shteteve. Uashingtoni duhet te dale hapur kunder kesaj politike para se gjerat te perkeqesohen”, ka deklaruar zedhenesi i ANP.

Top Channel