Obama mberrin ne Britanine e Madhe

31/03/2009 22:20

Presidenti amerikan, Barak Obama mberriti ne Britanine e Madhe per viziten e tij te pare zyrtare ne Evrope.

Ndalesa e pare e shefit te Shtepise se Bardhe eshte Londra, ku do te marre pjese ne takimin e nivelit te larte te G20-es.

Axhenda e Obames do te vazhdoje me samitin e NATO-s ne kufirin franko-gjerman e me pas vizita ne Republiken Ceke e Turqi.

Sipas korrespondenteve te huaj, ky rrugetim i Obames do te jete ne fakt nje mision per t’i rikthyer Shteteve te Bashkuara rolin e liderit ne rrafsh diplomatik.

Perpara nisjes, Obama kishte pohuar per “Financial Times” se grupi i 20 vendeve me te industrializuara dhe atyre ne zhvillim, duhet te jape nje mesazh te fuqishem uniteti per t’ju kundervene krizes ekonomike globale.

Shume vende ia hedhin fajin per krizen Shteteve te Bashkuara dhe sistemit te saj bankar liberal.

Ne samitin e NATO-s, presidenti do te perqendrohet tek Afganistani.

Obama ka ne plan te dergoje 21 mije trupa te tjera amerikane si pjese e strategjise se tij te re te luftes.

Shumica e vendeve te NATO-s kane hezituar t’i pergjigjen kerkeses amerikane per te dhene nje kontribut me te madh ushtarak ne Afganistan.

Por ato po shikojne mundesine qe te luajne nje rol me te madh jo-luftarak, si trajnimi i policise dhe pergatitjet per zgjedhjet.

Top Channel