Geithner: Kundra krizes, rregulla te reja

26/03/2009 17:10

Duhen rregulla te reja loje per sistemin financiar, ne menyre qe te parandalojne mundesine qe nje krize e re te kercenoje te gjithe ekonomine.

Kerkesa eshte bere nga sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, gjate nje raportimi perpara Komisionit te sherbimeve financiare te Dhomes se Perfaqesuesve.

“Rregullat e reja duhet te jene me te thjeshta dhe me efikase per te siguruar nje sistem me te qendrueshem dhe ne gjendje qe te pershtatet dhe te zhvillohet me ndryshimet e sistemit financiar”, ka deklaruar Geithner.

Top Channel