Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i eshte kunderpergjigjur deklaratave te kandidatit te LSDM-se, Lubomir Ferckovski, i cili ka theksuar se pret qe ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale te marre votat e shqiptareve dhe te anetaresise se vjeter te VMRO-DPMNE.

“Ferckovski do te korre ate qe ka mbjelle. Ai e pa se nuk ka mbeshtetjen e qytetareve dhe eshte normale qe te luftoje ne cdo menyre, duke iu lutur votuesve te tjere qe t’i japin voten”, ka pohuar Gruevski.

Kryeministri ka theksuar se kandidati i partise se tij, Gjorgje Ivanov eshte me i miri dhe se shtabi i tij elektoral po punon ne menyre qe ta prezantoje sa me mire ne raundin e dyte te zgjedhjeve.

Top Channel