Kolumbi, arrestohet rrembyesi i FARC

28/02/2009 10:45

Forcat kolumbiane te sigurise jane perleshur me grupin e rebeleve FARC dhe kane arrestuar njerin prej rrembyesve me te njohur ne vend.

Luftimet me ta u kryen ne provincen Cundinamarca dhe perfunduan me 10 rebele te vrare dhe kapjen e tete te tjereve. Me i kerkuari mes tyre ishte i njohuri me nofken El Negro Antonio, qe kerkohej prej me shume se nje dekade nga autoritetet.

Nje ushtar u vra gjate luftimeve dhe nje peng u arrit te shpetohej. Grupi FARC kishte planifikur hapjen e nje korridori levizjeje per ne kryeqytetin Bogota.

 

Top Channel