Irak, arrestohen tre drejtues te Al Kaedes

28/02/2009 16:10

Ne nje kohe qe ne SHBA po diskutohet per terheqjen e ushtareve amerikane nga Iraku, ne vendin post diktatorial vazhdojne aksionet per arrestimin dhe eleminimin e te gjithe elementeve te Al Kaedes.

Tre eksponente te rendesishem te organizates se udhehequr nga Bin Laden jane arrestuar pas disa informacioneve te marra ne rruge sekrete. Ndalimi i tyre u be ne provincen e Dijalas, ndersa lajmin e dhene zyra e shtypit ne Ministrine e Brendshme.

Ne komunikaten e publikuar sot, theksohet se, policia ka arrestuar 11 anetare te organizates Shteti Islamik ne Irak, nje klan terrorist sunit i lidhur ngushte me Al Kaeden. Aksioni u krye ne fshatin al-Udaim ku mes te arrestuarve rezultojne edhe tre drejtuesit e larte te organizates.

Top Channel