Rusi, dyshohet per trafik armesh me Kinen

26/02/2009 03:25

Disa nga zyrtaret e flotes ruse ishin perpjekur te transportonin kontrabande 30 raketa drejt Kines permes Taxhikistanit.

Lajmin e ka bere te ditur kryeprokurori ushtarak rus, i cili i beri publike dyshimet gjate nje takimi te prokuroreve te drejtuar nga presidenti Dmitri Medvedev.

“Pak dite me pare kemi derguar dosjet per nisjen e procedimeve penale kunder zyrtareve te flotes dhe disa biznesmeneve, te cilet blene kontrabande 30 raketa dhe 200 bomba aviancioni dhe po i transportonin permes Taxhikistanit e me pas do t’i shiteshin Kines per nje shume prej 18 milione dollaresh”, tha kryeprokurori ushtarak rus, Sergei Fridinsky.

“Municionet u zbuluan ne Taxhikistan”, shtoi ai.

Top Channel