AI: Embargo armesh per Izraelin dhe Hamasin

23/02/2009 08:50

Grupi per te drejtat e njeriut, Amnesty International, thote se ka prova se Izraeli dhe Hamasi kane shkelur te drejten humanitare gjate konfliktit te fundit ne Gaza.

Te dy palet sipas raportit, kane perdorurur arme te sjella nga jashte per te sulmuar civilet. Amnesty thote se Izraeli ka perdorur fosfor te bardhe dhe armatime te tjera nga SHBA. Ajo i kerkon Keshillit te Sigurimit te vendose embargon e armeve per te gjitha palet.

Organizata ka denuar dhe Hamasin per sulmet me raketa mbi territorin e Izraelit qe kane shkaktuar viktima mes civileve izraelite. Ne raport behet thirrje qe te nderpritet menjehere furnizimi me arme i Izarelit, kryesisht nga SHBA, si dhe te vendoset embargoja e armeve per Hamasin dhe organizata te tjera palestineze.

Izraeli dhe Hamasi i kane hedhur poshte rezultatet e raportit te AI, qe i akuzon per krime lufte ne Gaza.

Top Channel