Republika Serbe e Bosnjes kerkon pavaresi. Ndryshimet e mundshme ne kushtetuten boshnjake i ka ndaluar kryeministri i serbeve, Millorad Dodik, i cili ka paraqitur kushtet e tij.

Megjithate, boshnjaket myslimane dhe kroate nuk i kane pranuar keto kushte pas nje takimi ne Mostar. Dodik ka braktisur  mbledhjen me lideret e vendit dhe ka thene se nuk do te kete asnje ndryshim ne kerkesat e tij.

Ai ka theksuar se ekzistenca e Republikes Serbe te Bosnjes nuk duhet te vihet ne dyshim. Bosnja funksionon ne etni te ndryshme, por ka pasur zera qe ndarja ne mes Federates dhe Republikes Serbe nuk duhet te ekzistoje.

Kjo eshte hera e pare qe Dodik paraqet nje date, ndonese ne menyra indirekte ka paraqitur ide per mundesine e shkeputjes se kesaj pjese nga teresia e Bosnjes, e qe sipas nderkombetareve, do te destabilizonte vendin. Dodik eshte akuzuar shpesh nga nderkombetaret dhe me se shumti nga presidenti kroat Stipe Mesic si element destabilizues.

Top Channel