Palestinezet sulmojne Negevin me mortaja

20/02/2009 09:55

Militantet palestineze kane goditur serish dhjetera mortaja nga Rripi i Gazes ne drejtim te territorit izraelit te Negevit.

Lajmin e bejne te ditur burime ushtarake nga Tel Avini, sipas te cilave sulmi nuk ka shkaktuar viktima. Objektiv i militanteve ishte nje njesi e forcave te armatosura.

Nga Gaza raportohet gjithashtu se jane leshuar edhe tre raketa Kasam, serish pa pasoja ne njerez.

 

Top Channel