Misioni i OSBE/ODIHR per zgjedhjet ne Maqedoni, ben thirrje qe te shmanget dhuna ne zgjedhjet e 22 marsit.

“Presim qe procesi zgjedhor te kaloje ne nje atmosfere te qete, demokratike, pa frike dhe dhune”, ka theksuar shefi i ODIHR-it, Piter Ajher ne nje konference shtypi.
Ai ka kerkuar angazhim nga institucionet shteterore, KSHZ dhe partite politike per kontribut per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe demokratike.

Ne Maqedoni kane mberritur vezhguesit e pare, ndersa 300 vezhguesit afatshkurter do te mberrijne ne Maqedoni, disa dite para zgjedhjeve. Misioni vezhgues i ODIHR-it do te filloje misionin e vezhgimit te aktiviteteve te partive dhe mediave para fillimit zyrtar te fushates zgjedhore me 2 mars.

Top Channel