Meksike, pranga 7 anetareve te karteleve te droges

12/02/2009 17:25

Policia meksikane ka arrestuar 7 persona te dyshuar si anetare te skuadriljes se vrasesve te karteleve te droges dhe te akuzuar per vrasjen e nje gjenerali javen e kaluar ne lokalitetin e Kankunit.

Mes te arrestuarve eshte edhe Octavio Almanza, i konsideruar kreu i grupit Los Zetas, skuadra e pameshirshme e vrasesve qe punon per kartelin e Gjirit.

Gjenerali ne pension Mauro Enrique Tello u vra pasi u qellua me arme zjarri nga dy persona, ai ishte punesuar si keshilltar nga qeveria lokale per te luftuar korrupsionin.

Vrasja e tij dyshohet se eshte organizuar pikerisht nga Octavio Almanza, nje ish-ushtarak, ne makinen e te cilit policia gjeti dy trupa te masakruar me plumba.

Top Channel