Ambasadori amerikan ne Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se per presidentin Barack Obama statusi i Kosoves eshte pune e kryer.

“Statusin e konsiderojme nje ceshtje te mbyllur, megjithate ka ende shume gjera qe duhen bere, ne menyre qe Kosova te jete nje shtet i suksesshem”, ka pohuar Munter.

Lidhur me emerimin e nje te derguari te posacem per Ballkanin nga administrata amerikane, diplomati ka nenvizuar se eshte ende heret per kete gje.

“Eshte ende heret te thuhet. Aktualisht jemi te perqendruar tek Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Por me kalimin e kohes do te shohim nese Ballkani do te terheqe vemendjen tone”, ka shtuar Munter.

Top Channel