Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka kritikuar ashper NATO-n per ndihmen qe po i jep Kosoves ne ngritjen e forces se sigurise.

Ne nje interviste per BBC, Shutanovac e ka cilesuar kete veprim te Aleances si nje gabim te madh dhe te pakuptueshem per Beogradin.

“Eshte e pakuptueshme qe ate brigade te perbere nga 2500 vete ta drejtoje nje gjeneral. Kjo tregon se prapa kesaj ekzistojne qellime te fshehta. Por pavaresisht pakenaqesive tona, KFOR-i eshte ne Kosove per te mbrojtur te gjithe banoret, edhe ata jo shqiptare”, ka pohuar Shutanovac.

Top Channel