UEFA: Ja 11 lojtaret me te mire te 2008

22/01/2009 12:25

UEFA ka publikuar 11 lojtarët më të mirë të vitit 2008. votat e më shumë se 250 mijë tifozëve kanë vendosur në 11 –shen më të mirë, 6 lojtarë spanjoll të cilët në verën e kaluar u shpallën kampion europe me Spanjën.

Portieri më i mirë është zgjedhur Iker Kasijas dhe para tij janë Serxhio Ramos dhe Karles Pujos. Truri i skuadrës më të mirë është sërish spanjoll, me Ksavi Hernandes dhe Cesk Fabregas ndërkohë që në sulm është Fernando Torres. Përkrah El Ninjos është argjentinasi Lionel Mesi.

Barcelona është ekipi që ka më shumë lojtarë 3 të tillë në këtë formacion i ndjekur nga Real Madrid dhe Bajern Mynih me nga 2. lojtarët e tjerë më të mirë janë, Xhon Terri, Filip Lam, Frenk Riberi dhe Kristiano Ronaldo.

Trajneri më i votuar në këtë sondazh të UEFA-s është skocezi i Mancester Junajtid, Sër Aleks Ferguson.
 

Top Channel