Mediat Spanjolle: Kaka ne Madrid per 100 milione

22/01/2009 19:50

Ne nje kohe qe Milan nuk e ka marre veten ende nga oferta joshese e Manchester City, e refuzuar nga Kaka, zerat e merkatos e shikojne brazilianin shume shpejt ne radhet e Real Madrid.

“Ne kete moment nuk mund te flas per merkato, aq me teper per Real Madrid”. Ne kete menyre i eshte pergjigjur gazetes “AS” sulmuesi kuqezi, duke lene te hapur mundesine e bashkimit me skuadren “merengues” gjate muajit qershor. Nderkohe, sipas te perditshmes “Marca”, Real Madrid do ta bleje lojtarin per 100 milione euro ne fund te sezonit.

Nje tjeter gazete, “Sport”, thekson se presidenti i ri i mundshem Blancos Perez ka planifilkuar nje skuader ku perkrah brazilianit do te jene edhe Xabi Alonso e Villa. Me pak fjale, te gjithe ne Madrid besojne vertete se Kaka tashme e ka percaktuar te ardhmen e tij dhe ajo eshte “Shtepia e Bardhe”.

Top Channel