Kryesia e LDK-se ne Kosove eshte shprehur pro vendimit te presidentit Fatmir Sejdiu, qe zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme te mbahen ne vitin 2011 dhe jo me heret sic kerkon opozita.

Kryesia e LDK-se e ka vleresuar vendimin e kreut te shtetit si legjitim dhe te bazuar ne Kushtetuten e vendit.

“Ne mbeshtesim vendimin e presidentit Sejdiu per kohen e mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme kombetare, sepse konsiderojme se perfaqesuesit e zgjedhur nga vota e lire e qytetareve te Kosoves kane mandat katervjecar”, ka deklaruar nenkryetari i pare i LDK-se, Eqrem Kryeziu.

Top Channel