Karamanlis: Rruga e Shkupit drejt NATO-s, e mbyllur

16/01/2009 16:45

Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaruar se rruga e Maqedonise per ne NATO dhe BE eshte e mbyllur nese nuk zgjidhet ceshtja e emrit.

“Ambicjet evropiane dhe euro-atlantike te Shkupit nuk do te realizohen nese pushtetaret lokale kujdesen me shume per zgjedhjet e ardhshme, se sa per te ardhmen e vendit”, ka pohuar Karamanlis nga foltorja e Parlamentit grek.

Duke iu pergjigjur pyetjeve te deputeteve, kryeministri rikonfirmoi qendrimin se Athina eshte per arritjen e nje marreveshjeje per ceshtjen e emrit ne baze te percaktimit gjeografik dhe qe te vleje per te gjithe e jo vetem per marredheniet dypaleshe.

Top Channel