Horoskopi Ditor
5/4/2023

Peshqit

Sot do keni dëshirë t’ia mbathni nga rutina dhe t’i bëni gjërat ashtu si dëshironi. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Mund të mendoni edhe të largoheni pak kohë nga qyteti ku jeni për të përjetuar një eksperiencë të re. Për ju beqarët nuk do ketë ngjarje të rëndësishme ama dita nuk do jetë e mërzitshme. Do kaloni kohë me miqtë dhe do qeshni. Në punë Hëna do ju bëjë të merrni disa vendime radikale. Mos veproni me impulsivitet, por bisedoni më parë me disa miq të së njëjtës fushë. Këshillat e tyre kanë për të qenë vërtet të vlefshme. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar dhe ende nuk do arrini dot të bëni shpenzime.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta