Mundohuni të jeni sa më të logjikshëm sot sepse po gabuat do përballeni me pasoja të vështira. Në jetën në çift do të mbizotërojë rutina dhe mërzia. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njëri-tjetrin mund t’iu pushtojë papritur. Ju beqaret do keni dëshirë të provoni shumë aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në punë nuk do e keni të vështirë të pranoni opinionet e kolegëve ama në fund do jeni ju vetë që do bëni zgjedhjet përfundimtare. Për financat do kujdeseni më tepër dhe gjithë sakrificat që po bëni shumë shpejt do ju shpërblehen.