Herë pas here dita e sotme do jetë e tendosur dhe mund të mos ndiheni shumë mirë. Bëni kujdes me çdo gjë. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni paksa acarues nuk do keni probleme serioze. Partneri do ketë durimin t’iu dëgjojë dhe nuk do ju thotë asgjë. Ju beqarët do dini sesi të joshni dhe si të afroheni akoma më shumë me atë që pëlqeni. As nuk e kishit menduar se gjërat do ju ecnin kaq mirë. Në punë do i merrni në dorë frenat dhe do dini kur të ecni e kur të ndaloni. Organizimi do jetë pika juaj më e fortë. Sektori i financave do jetë i kënaqshëm, por ende jo në stadin ku ju mund të shpenzoni pa ju dridhur dora aspak.