Hëna do bashkëpunojë me Uranin gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të ruani kontrollin në gjithçka. Nëse keni një lidhje, falë mbrojtjes së Diellit jeta juaj do kalojë momente të këndshme. Nëse jeni të martuar do jeni më të privilegjuar dhe do ndiheni me fat që keni hedhur gjithë këto hapa. Ju beqarët do jeni sharmante dhe gati për të filluar një lidhje. Bëjini sytë katër kudo që do shkoni sepse personi i duhur do jetë rreth jush. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do mund t’i arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Financat do jenë më të mira. Nëse keni planifikuar të blini një objekt me vlerë dhe mjaft të nevojshëm, më në fund do e realizoni.