6. Farat e lirit - Ndër ushqimet më të shëndetshme në botë, janë edhe farat e liri, ushqime të pasura me fibra, që përveç promovimit të rregullsisë së zorrëve ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Ato gjithashtu përmbajnë Omega 3, përfitime për zemrën dhe të dobishme për parandalimin e tumoreve.