6.Udhëheqësit që mohojnë shkencën janë pengesë Shumë udhëheqës kanë shijuar atë që mund të jetë një rritje e përkohshme e popullaritetit ndërsa qytetarët i frikësohen një krize ekonomike. Dy përjashtime kanë qenë rasti i presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij brazilian, Jair Bolsonaro, ku popullariteti i tyre ka rënë. Të dy udhëheqësit kanë qenë shumë të aftë të ndikojnë tek mediat. Por koronavirusi është një provë unike. Përhapet dhe vret pa marrë parasysh se si po inkuadrohet në internet ose në media. Mbështetët tek rëndësia e ekspertëve dhe suksesi varet nga bashkëpunimi. Nëse udhëheqësit nuk janë të gatshëm ose të aftë të jenë të sinqertë për ato kufizime që ata vendosin, do të ketë këtë humbje të besueshmërisë tek populli – dhe nuk do të ndodhë sepse ata janë të gabuar në atë çfarë thonë por për shkak se informacionit që ndryshon.” Ata që kanë arritur me sukses të mbajnë nën kontroll koronavirusun, të tilla si Angela Merkel e ose Jacinda Ardern, janë vlerësuar për aftësinë e tyre për të projektuar empati dhe për të komunikuar ide komplekse.