7/10
7.Vetëbesimi ka gjithmonë rëndësi Qeveritë nuk do ta harrojnë përplasjen e dëshpëruar globale për pajisjet mbrojtëse personale dhe furnizimet mjekësore gjatë muajve të kaluar. Disa vende kanë kufizuar eksportimin e disa produkteve farmaceutike dhe më shumë se një duzinë kanë vendosur ndalime për shitjen e disa ushqimeve jashtë vendit.OKB ka paralajmëruar që nëse karantinimi vazhdon, zinxhirët e furnizimit në disa vende mund të fillojnë të ndalohen nga ky muaj. Narendra Modi, kryeministri indian, u tha udhëheqësve të fshatrave javën e kaluar se mësimi më i rëndësishëm nga pandemia po jep është mbështetja në vetvete. “Ne nuk duhet të kërkojmë nga vendet e tjera për të kënaqur nevojat tona,” tha ai. Australia është një nga ato vende e cila po rishikon ekportimin e ushqimeve, karburantit dhe furnizimeve mjekësore në veçanti në zinxhirët e furnizimit global.
DIGITALB DIGITALB - OFERTA