5.Besimi i popullit është pasuria më me vlerë e qeverisë Izolimi i suksesshëm kërkon një besim të jashtëzakonshëm të popullit tek qeveritë e tyre, thotë Lars Trägårdh, një historian suedez . “Nëse besoni se qeveria po punon për të mirën tuaj, dhe ju i besoni qytetarëve të tjerë që do të ndjekin rregullat, atëherë ka përparësi të mëdha për një veprim kolektiv,” shtoi ai. Në vendet ku besimi tek qeveria është i dobët, është frika ajo që i ka izoluar qytetarët dhe ka boshatisur rrugët . Në Afrikën e Jugut, policia përdori kamxhikët për të zbatuar një shtetrrethim kombëtar ndërsa në Jordan, më shumë se 1.600 njerëz u burgosën në tre ditët e para të karantinës,raporton abcnews.al Gjatë muajve të ardhshëm, qeveritë do të lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre mes kushteve më të këqija ekonomike që nga Depresioni i Madh. Nëse do të ketë valë të reja të virusit, shtetet mund të kërkojnë përsëri nga qytetarët e tyre që të izolohen në shtëpi.