Rihanna paska alergji nga rrobat

29/04/2014 00:00

Rihanna ka pozuar “topless” për një set fotografik për herë të dytë gjatë këtij muaji. Këtë herë, këngëtarja nga Barbados është zhveshur për revistën franceze ‘Lui’.

Ky set fotografik vjen pas atij për versionin brazilian të revistës ‘Vogue’, ku Rihanna pozoi sërish gjysmë e zhveshur.

Fytyra e Rihanës nuk shihet mirë në kopertinë pasi e mbulon një kapele e madhe.

E ulur në karrike, duke mbajtur një pije në duar, 26-vjeçarja shihet e mbështetur dhe e veshur vetëm me pjesën e poshtme të një bikini rozë duke ekspozuar gjoksin.

Në fotot e tjera, Rihanna shfaqet krejtësisht e zhveshur duke treguar të pasmet në një nga setet fotografike më provokuese që ka realizuar deri më sot.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel