Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Nuk njihet aspak si roker në industrinë muzikore, por Bruno Mars la një përshtypje të mirë në spektaklin e pushimit të ndeshjes së madhe të Super Bowl-it, ku performoi së bashku me grupin Red Hot Chili Peppers.
Fituesi i disa çmimeve Grammy tregoi talentin e tij me një solo në bateri para se të këndonte hitet Locked Out Of Heaven, Treasure dhe Runaway Baby. Pas kësaj, Red Hot Chili Peppers iu bashkuan Bruno Marsit në skenë për këngën Give It Away.




Në finalen e madhe të futbollit amerikan është traditë që gjatë pushimit të ndeshjes të realizohet një koncert i shkurtër ku performojnë këngëtarët më të famshëm.
Vitin e kaluar ishte Beyonce ajo që zhvilloi spektaklin, në vitin 2012 Madonna, në vitin 2011 ishte treshja The Black Eyed Peas, Usher dhe Slash, ndërsa në vitin 2010 nderin e spektaklit të pushimit të ndeshjes e kishte grupi The Who.
Top Channel