Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Roli i “nxehtë” i Margot Robbie në filmin ‘The Wolf of Wall Street’ me protagonist Leonardo Di Caprio ka bërë të flitet shumë dhe bjondja bukuroshe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë atë të pronarit të revistës ‘Playboy’, Hugh Hefner.
87-vjeçari ka shprehur dëshirën që një ditë Margot të pozojë për revistën e tij.
“Ajo vajza që luan rolin e bashkëshortes së Jordan Belfort duhet të jetë pjesë e Playboy-t. Jemi gati për ta mirëpritur. Do të ishte e shkëlqyer”, tha Hefner për 23-vjeçaren, e cila ka qenë protagoniste e disa nga skenave më të nxehta në kinematografinë e viteve të fundit.

Por, edhe pse në filmin e Martin Scorsese aktorja australiane është zhveshur krejtësisht, ajo ka thënë për ‘Daily Telegraph’ se nuk i pëlqen nudizmi.
“Mendoj se nëse një femre i thonë të zhvishet thjesht për ta parë nudo, kjo është e shpifur. Por, nëse në jetën e vërtetë dikush do të zhvishej dhe në film jo, edhe kjo është e shpifur”, pati deklaruar Margot.
Top Channel