Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbi 3300 persona të plagosur Dy delegacione jo shtetërore janë lejuar nga Seuli të udhëtojnë drejt
Koresë së Veriut për të ofruar ngushëllimet e tyre mbi vdekjen e Kim
Jong il-it.
Por asnje zyrtar i jugut nuk do te marre pjese ne funeral. Ish zonja e pare e Korese se Jugut, Lee Hee-ho eshte figura me e larte ne mesin e atyre qe kane vendosur ta ndermarrin kete udhetim per te bere homazhet e tyre.
Bashkeshorti i saj, Kim Dae jung u perpoq t`i ctensiononte marredheniet me fqinjin komunist, duke u shnderruar ne pionierin e asaj qe me vone do te njihej si politika “sunshine”, qellimi i se ciles ishte inkurajimi i ndryshimit permes dialogut dhe ndihmes.
Zonja Lee, qe ne Penian pritet te qendroje dy dite, shpreson se vizita e saj do te ndihmoje permiresimin e marredhenieve ne gadishull. Refuzimi i Seulit per te lejuar qytetaret e tij te udhetojne drejt kryeqytetit koreano-verior ka ngjallur zemerim ne anen tjeter te kufirit, e ka sjelle paralajmerime per pasoja te renda ne relatat dypaleshe.
Ne Seul, zyrtaret e bene te qarte se ish zonja e pare nuk perfaqeson qeverine ne kete iniciative te saj. Ajo nuk do te qendroje per te pjese ne ceremonine e varrimit te merkuren. Media shteterore ne veri vazhdon sakaq te promovoje te birin e liderit te ndjere, Kim Jong-un si pasardhesin e padiskutueshem te te atit. Nga gazeta ‘Rodong Sinmun’, ai u pershkrua si kreu i Komitetit Qendror te Partise Punetore, cka do te thote se tani kontrollon njerin prej organizmave me te larte vendimarres te vendit.
Top Channel